Forcat ruse vrasin udhëheqësin e grupit të lidhur me Al Kaidën

Forcat speciale ruse kanë vrarë udhëheqësin e grupit të lidhur me Al Kaidën në Kaukaz, ka deklaruar sot shërbimi rus për luftën kundër terrorizmit.

Bota

20/04/2015 21:00

Aliashkab Kebekov vitin e kaluar ka ardhur në krye të organizatës “Emiratet e Kaukazit” pasi që është vrarë udhëheqësi Doku Umarov, i cili në të kaluarën ka marrë përgjegjësi për shumë sulme në Rusi.

Kebekov javën e kaluar është shpallur në listën e terroristëve të Amerikës.

Komiteti rus i antiterrorit ka deklaruar sot se forcat speciale kanë vrarë Kebekobin dhe dy ekstremistë të tjerë pasi që janë rrethuar në një shtëpi në Dagestan.