Florent Hadërgjonaj bëhet me skuadër të re

Ylli kosovar, Florent Hadergjonaj pritet të mbetet përsëri pjesë e Bundesligës pasi për të ka oferta konkrete.

Sport

01/08/2017 08:39

Është skuadra e rikthyer në Bundesliga, Stuttgart që ka bërë ofertë zyrtare për deçanasin e talentuar.

Mediet gjermane kanë shkruar se Stuttgart ka ofruar mbi katër milionë euro për transferimin e Hadergjonajt.

Djaloshi kosovar edicionin e fundit ishte pjesë e Ingolstadt, skuadër kjo ë nuk siguroi mbijetesën në Bundesligë.

Përndryshe së fundi, kanë qarkulluar lajme se mbrojtësi i krahut të djathtë ka vendosur të zgjedh Zvicrën në nivel ndërkombëtar, duke refuzuar kështu Kosovën./Lajmi.net/