Flet gruaja që u rrah nga ish burri: Kërkova urdhër mbrojtje, me 40 mijë lekë mbaj 3 fëmijë

Pas publikimit të videos në media, ku Marsela Çaushaj u dhunua në mes të rrugës nga ish bashkëshorti, ajo ka rrëfyer edhe arsyet dhe situatën e rëndë që ka kaluar me ish bashkëshortin duke treguar se dhuna këtë herë erdhi pas dy rasteve të tjera të dhunuar në publik.

Lajme

07/06/2016 17:38

Ajo ka thënë për News 24 se nuk ishte hera e parë që ajo dhunohej në atë mënyrë si dhe ka nxjerrë fakte të reja për 3 urdhër mbrojtje që ka kërkuar, ku mesa duket, asnjë prej tyre nuk ka arritur që të vihej në zbatim dhe të parandalohej skena e dhimbshme ku ajo u dhunua në sy të fëmijëve.

“Sot do filloja punë për të mbajtur një të moshuar. Ish bashkëshorti më ndoqi dhe më dhunoi. Më kërcënoi duke më thënë se nuk do filloja punë. Është hera e dytë që më dhunon në publik. E kam kallëzuar dy herë në polici. Kam kërkuar tre herë urdhër mbrojtje. Ish bashkëshorti më goditi në kokë dhe në brinjë. Kam tre fëmijë dhe marrë një asistencë prej 40 mijë lekë të vjetra. Doja të kërkoja punë për të mbajtur fëmijët”, thotë ajo

YouTube player

https://www.dailymotion.com/video/x4ey0xw_dhuna-ne-vlore_news