Flet babai i maqedonasit që mbyti Almirin 4 vjeç (Video)

Goce Iliç shprehë keqardhje që siç thotë ai djali i tij Bojan Iliç i shkaktoi tragjedinë e rëndë familjes Aliu, ku si pasojë e goditjes me veturë të shtunën në mbrëmje në qytetin e Kumanovës, fëmija 4 vjeçar i kësaj familje ka ndërruar jetë.

Lajme

03/07/2016 21:29

“Nuk mund ta kthejmë fëmijën, gjynah për fëmiun që në moshën 4 vjeçare, nuk ka ditur asgjë. Un ju kërkoj falje dhe më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Më vjen gjynah edhe për familjen që përsëri do t’ju kërkoj falje, ne nuk e kemi bërë për revanshizëm siç dëgjohen zërat. Ne nuk kemi pasur asgjë, jo vetëm me atë familje, por me asnjë shqiptar tjetër”, tha ai.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë le të vendosin dhe të shqiptojnë dënimin që meriton djali i tij për shkaktimin e kësaj tragjedie.

E në familjen Aliu sot është hapur e pame. Ata thonë se qëndrojnë pas asaj që institucionet të zbardhin rastin dhe autorit t’i jepet dënimin maksimal.

YouTube player

“Kjo ngjarje ka të bëjë me rastësinë që ka ndodhë dhe s’ka lidhje nacionaliteti, as që ka qenë e orkestruar, thënë ndryshe. Ky ishte një rast personal mes dy të përfshirëve në atë tragjedi. Kërkojmë nga institucionet e drejtësisë që t’ia japin dënimin maksimal atij krimineli”, shprehet Faruk Aliu.

Nesër në Kumanovë është paralajmëruar marsh protestues nga organizata joqeveritare “Zani” me moton për drejtësi dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti. Kryetari i kësaj komune, Zoran Damjanovski në një prononcim për TV21 kërkon që rasti ti lihet drejtësisë dhe të mos keqpërdoret për qëllime me motive ndëretnike dhe politike.

Aksidenti tragjik ndodhi të shtunën në mbrëmje, kur pas një zënke duke pritur radhë për kontroll në ambulatën e qytetit të Kumanovës. Sipas Prokurorisë Publike të Kumanovës, ndaj të dyshuarit B.I është shqiptuar paraburgim prej 30 ditëve, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale tentim për vrasje. Prokuroria gjithashtu thotë se i dyshuari me makinën e tij të tipit “Mercedes” ka shtypur tre pjestarët e familjes Aliu, me ç’rast më keq ka pësuar fëmija 4 vjeçar Almir Aliu, i cili nga plagët e rënda pas disa ditëve ndërroi jetë në Klinikën e Shkupit.