Flet Anisa mes lotëve: Nuk jam penduar për videon me Shukriun (VIDEO)

Në një rrëfim të parin për mediat, 20 vjeçarja nga Dibra, e cila realizoi videoskandalin me ish kreun e bashkisë, Shukri Xhelili thotë se nuk është bërë pishman, por kërkon që të largohet nga ai qytet pasi nuk ka siguri.

Lajme

15/05/2016 13:36

Në një moment ajo nuk kursen as lotët teka thotë se gjithçka e ka realizuar pas presioneve që i vinin nga Xhelili.

“Ndihesha nën presionin e fjalëve të tij dhe asaj çfarë ai kërkonte ndaj meje. Kjo ka qenë e vetmja arsye, s`ka patur as arsye politike dhe as çështje parash. Unë jam ndier nën presion”.

“Unë kërkoj që të largohem nga Dibra dhe nga Shqipëria. Nuk ka më kuptim të rri këtu se nuk kam siguri”.

“Pas videos skam dalë nga shtëpia. Nuk jam penduar që e kam bërë videon”, ka thënë vajza.

YouTube player