Fjalët emocionuese të Zaimina Vasjarit për 8 mujorin e lindjes së vajzës

Në janar të këtij viti këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë.

ShowBiz

29/09/2018 14:09

Ajo dhe biznismeni i njohur shqiptar, Klodian Asllani u bën prindër të një vajze, të quajtur, Khloe, shkruan lajmi net.

Dhe për këtë Zaimina është gëzuar mjaft shumë, pasi shpesh shfaq momente të lumtura në rrjete sociale pranë së bijës.

Me rastin e 8 mujorit të lindjes, Vasjari zgjedh këto fjalë për të uruar atë. “Nuk mund të besoj që tani je 8 muajshe. Urime ditëlindjen engjulli im i vogël”, shkruan Zaimina.

Duhet theksuar se bashkëshorti i saj ka edhe dy vajza nga martesa e parë por Zaimina për këtë thotë se nuk paraqet ndonjë problem.

Madje, ajo shoqërohet me vajzat e tij gjatë gjithë kohës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BoTv67LnFLn/?hl=en&taken-by=zaimina_vasjari