Festë për Erdoganin në Prizren

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, të mbajtura gjatë ditës së sotme.

Lajme

24/06/2018 22:29

Në Prizren, shumë qytetarë kanë nisur të festojnë.

Ata po brohorasin emrin e Erdoganit dhe po valëvisin flamuj të Turqisë.

Erdogan po prin me 52.79 për qind të votave, pas numërimit të 98.68 për qind të votave.

“Populli turk më ka mandatuar mua si president, sipas rezultateve jozyrtare”, ka deklaruar Erdogan.