Fero mbrëmë është rikthyer në lokalin ku ndodhi përleshja, ka një sqarim për të gjithë

Fero gjatë ditës së djeshme ka qenë kryetemë e medieve rozë.

ShowBiz

23/12/2018 08:54

Reperi Fero ishte përleshur fizikisht të premtën në një lokal në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.

Pas incidentit, reperi përmes një video-live kishte reaguar ashpër duke thënë që nuk do të shkojë më në atë lokal, pasi dyshonte se në sulmin ndaj tij kishin dorë edhe dikush nga pronarët e atij lokali.

Por, në mbrëmjen e djeshme, ai bashkë me menaxherin e tij janë rikthyer pikërisht në lokalin ku ndodhi përleshja.

Menaxheri i tij përmes një video-live bashkë me Feron, sqaroi se reperi kishte reaguar nga nervoza, pasi pronarët e këtij lokali i ka miq shumë të mirë, andaj bashkë me të iu kërkuan falje për fjalorin që kishte përdorur reperi.

Për ndryshe, Lajmi.net kishte kontaktuar dje menaxherin e Feros, i cili kishte deklaruar se gjendja e tij është e mirë.

“Sa i përket incidentit të mbrëmshëm, asgjë nuk i ka ndodhë reperit tonë. Reperi ka një siguri të madhe ne vete gjithmonë dhe nuk lejohet me cenu sigurimin e tij askush”, ka thënë Met Elshani. /Lajmi.net/