Fërkoni lëkurën e bananes në fytyrë dhe shikoni çfarë do të ndodhë me puçrrat dhe aknet

Puçrrat zhvillohen si pasojë e baktereve, poreve të bllokuara, qelizave të vdekura të lëkurës dhe prodhimit të yndyrës.

Lifestyle

01/07/2018 21:18

Por ka edhe faktorë tjerë që ndikojnë negativisht në cilësinë e lëkurës si hormonet, medikamente të caktuara, dieta e varfër në vlera ushqyese.

Ka trajtime të ndryshme për aknet, por shumë prej tyre janë shumë të shtrenjta, dhe ka edhe të tjera që vijnë me efekte anësore.

Por ka një trajtim natyral, dhe atë me lëkurën e bananës.
Lëkura e bananes përmban vitamina A, B, C dhe E, të cilat kontribuojnë në cilësinë e lëkurës së shëndetshme.
Lëkura e bananes përmban zink, mangan dhe hekur, të cilat ndihmojnë në qetësinë e lëkurës së përflakur.
Lëkura e bananes është anti-septike, kështu që është në gjendje të parandalojnë infeksionet bakteriale që shkaktojnë puçrra.
Lëkura e bananes është gjithashtu e pasur me antioksidantë që luftojnë mikrobet që shkaktojnë puçrra fytyre.
Lëkura e bananes përmban enzima që hidratojnë lëkurën, shërojnë plagët dhe parandalojnë formimin e akneve të reja. /Lajmi.net/