Femrat kanë nevojë për më shumë gjumë sesa meshkujt

Më në fund femrat me fakte se u duhen tri orë ekstra në shtrat.

Lifestyle

12/03/2016 12:23

 

Kjo pasi që profesori Jim Horne, gjatë një hulumtimi  ka zbuluar se nëse femrat nuk bëjnë gjumë të mirë atëherë mund të u shkaktohen probleme psikologjike dhe ndjenja më të mëdha të armiqësisë, depresionit dhe nervozes, transmeton lajmi.net.

Ndërsa ndryshe nga femrat, tek meshkujt këto ndjenja nuk janë shfaqur për të njëjtin orar të gjumit.

Profesori Horne gjithashtu ka shpjeguar se truri i femrave është më kompleks sesa i meshkujve, kësisoj edhe u duhet më shumë gjumë.

“Sa më shumë që e përdorni trurin gjatë ditës, aq më shumë do të ketë nevojë ai për gjumë”, thotë Horne, transmeton lajmi.net.

/lajmi.net