Fëmijët që punojnë për 20 cent, për të bërë xhinse për perëndimorët (Foto)

Këto janë fotografitë të cilat shfaqin realitetin e zymtë të mijëra fëmijëve në Bangladesh, të cilët detyrohen të punojnë me orë të tëra për të bërë rroba.

Bota

30/11/2015 21:34

Pavarësisht standardeve të përmirësuara në fabrikat formale, fabrikat si kjo në foto nuk inspektohen fare.

Përderisa fabrikat kryesisht bëjnë rroba për tregun lokal dhe për tregun indian, ata janë të njohur gjithashtu edhe për furnizimin e markave më të njohura ndërkombëtare përmes nënkontraktuesve, të cilët e kanë të vështirë ta dinë se nga vijnë rrobat e tyre, transmeton lajmi.et.

Fotografi Claudio Montesano Casillas ka zbuluar edhe mungesën tronditëse të kontrolleve të sigurisë brenda disa prej fabrikave të rrobave në Bangladesh, si dhe rutinat rraskapitëse të fëmijëve që punojnë atje.

Ai tha: “Brenda këtyre fabrikave, fëmijët punojnë rreth gjashtë ditë në javë, nga agimi e deri pas muzgut për një pagë minimale. Punëtorët nga këto fabrika flenë brenda fabrikës ose në dhomat me qira afër saj. Ata vijnë nga fshatrat për në qytet për të kërkuar punësim dhe ëndërrojnë një jetë më të mirë”.

Mendohet se ka rreth 1 milion fëmijë të moshës 10 deri 14 që punojnë si punëtorë në Bangladesh, sipas UNICEF – por numri është shumë më i lartë.

Në këto fotografi, Casillas ka kapur fëmijët duke u larë në fabrikë, që është vendi ku ata hanë, lahen dhe flenë, për shkak të ngarkesës së punës. (lajmi.net)

2EEC9B7100000578-0-image-m-50_1448893671267 2EEC9B9500000578-0-image-m-17_14488932909102EEC9BB100000578-0-image-m-18_1448893304384 2EEC9BD500000578-0-image-m-49_1448893655509 2EEC9BED00000578-0-image-m-34_1448893492807 2EEC9C0100000578-0-image-m-36_1448893515212 2EEC9C5000000578-0-image-m-35_1448893505033 2EEC9C7900000578-0-image-m-16_1448893276781 2EEC9CA900000578-0-image-m-40_1448893574056 2EEC9CC900000578-0-image-m-51_1448893684430 2EEC9D1D00000578-3339578-image-m-66_1448895347006