Fëmijët gjejnë trupin e një foshnje të varrosur në plazhin australian

Trupi i një foshnje është gjetur nga disa fëmijë që po luanin në një plazh në Sydney të dielën. Ai ishte i varrosur shumë afër sipërfaqes së tokës. 

Bota

30/11/2014 22:50

Të dy djemtë që kanë gjetur fëmijën janë gjashtë dhe shtatë vjeç. Ata kishin qenë duke gërmuar kur bënë zbulimin shqetësues. Ka filluar një hetim nga ana e policisë në Neë South Wales të cilët kanë rrethuar plazhin.

“Fëmijët u gjetën foshnjën e varrosur rreth 30 centimetra nën rërë”, ka thënë policia. “Të dy fëmijët e vegjël raportuan atë që panë te prindërit e tyre që ishin aty pranë, të cilët më pas kontaktuan policinë”.

“Hetimet në vdekjen e fëmijës janë duke vazhduar, megjithatë, mosha dhe gjinia e fëmijës ende nuk është përcaktuar”, raporton AFP të ketë thënë policia vendase.

Gjthashtu, policia ende nuk ka qenë në gjendje për të identifikuar foshnjën e vdekur apo pridërit e saj.

“Për fat të keq për shkak të dekompozimit, deri tani, ne nuk mund të themi moshën e foshnjës”, ka thënë policia. (lajmi.net)