Fëmija 3-vjeç rrihet barbarisht nga pronarja e kopshtit (Video)

Një fëmijë vetëm 3 vjeç është rrahur barbarisht nga administratorja (pronare) e kopështit privat “Diren”, Anjeza Shabani që ndodhet në Sauk.

Lajme

20/06/2016 21:33

Pamjet shokuse janë transmetuar sonte në emisionin Stop në tv Klan. Ky emision investigoi rastin, pasi babai i fëmijës kishte denoncuar me fakte se fëmija i tij dhunonte. Dhe ky baba paguante këtë kopësht privat për të mbajtur fëmijën e tij.

Pas fotove që babai ka paraqitur në stafin e emisionit ka nisur edhe puna për të zbardhur ngjarjen. është arritur nga Stop të vendosjet një kamera, ku është filmuar dhuna makabre ndaj fëmijës. “Kjo është vetëm një ditë”, tha Saimir Kodra teksa pasqyronte kroniken, duke lënë të kuptohet se dhuna ka qenë e vazhdueshme në këtë institucion privat për rritjen e fëmijëve.

YouTube player