Federer në pritje të fëmijës të tretë

Roger Federer do të bëhet baba për herë të tretë. Bashkëshortja e tenistit të famshëm zviceran, Mirka, është shtatzënë dhe pritet të lind gjatë vitit të ardhshëm. Momentalisht, çifti ka dy vajza binjake, të lindura në korrik të vitit 2009, ndërsa shpreson që fëmija i tretë të jetë djalë. “Mirka dhe unë jemi shumë të…

ShowBiz

25/12/2013 13:00

Roger Federer do të bëhet baba për herë të tretë. Bashkëshortja e tenistit të famshëm zviceran, Mirka, është shtatzënë dhe pritet të lind gjatë vitit të ardhshëm. Momentalisht, çifti ka dy vajza binjake, të lindura në korrik të vitit 2009, ndërsa shpreson që fëmija i tretë të jetë djalë.

“Mirka dhe unë jemi shumë të lumtur ta ndajmë me ju një lajm të mrekullueshëm: Myla dhe Charlene do të bëhen motra të mëdha në vitin 2014. Gëzuar festat”, ka shkruar njëri prej tenistëve më të suksesshëm në histori, në rrjetin social Twitter.