Fatmir Sejdiu: Me Isa Mustafën kurrë s’kemi qenë miq, ka qenë këshilltar i imi

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur për partinë e tij, duke thënë se në LDK kanë ndodhur zhvillime të çuditshme.

Lajme

17/01/2017 00:00

Sejdiu ka thumbuar kreun aktual të LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se “njerëzit që sot e udhëheqin e kanë larguar atë nga filozofia e saj” .

Sipas tij, Mustafa nuk po e udhëheq ashtu si duhet me partinë.

“Kjo parti duhet të kthehet në origjinën e saj, sa i përket filozofisë”, është shprehur Sejdiu në emisionin “Natën” në RTK.

Ish-kreu i LDK-së ka thënë se ata që gënjyen dhe mashtruan elektoratin duhet të japin dorëheqje.

“Kurrë s’kemi qenë miq me Isa Mustafën. Ai ka qenë vetëm këshilltari i imi”, ka thënë Sejdiu.