Fansat inkurajojnë Rozana Radin që ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtarja Rozana Radi është shumë e dashur për publikun shqiptarë.

ShowBiz

21/10/2018 18:51

Rozana Radi duke qenë shumë e dashur për publikun shqiptarë i mban sa më afër vetes nëpërmjet postimeve të shpeshta në rrjete sociale, shkruan lajmi.net

Shpesh herë ajo u përgjigjet pyetjeve të tyre të cilat ia parashtrojnë në Instagram e një e fundit ka qenë inkurajuese për të marrë pjesë në Eurovision.

Sipas një fansi, Rozana Radi meriton ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision meqenëse kishte sukses në festivalin e këngës ‘Kënga Magjike 2016’.

Rozi nuk e mohon një gjë të tillë duke thënë se çdo gjë e ka kohën e vet./Lajmi.net/