Familjarët e Almir Dacit, i vrarë në Siri, hapin dyert e mortit (Video)

Fshati Leshnicë i Pogradecit, këtë të hënë ka qenë nën efektin e lajmit për vrasjen e ish – imamit Almir Daci.

Lajme

04/04/2016 17:25

Familjarët kanë hapur dyert e mortit ndërsa, banorët e fshatit vazhdojnë të kryejnë ritet, megjithëse trupi i tij nuk ndodhet në shtëpi. Fqinjët thonë se nuk dinë si të ngushëllojnë familjarët e tij.

Familjarët thonë jashtë kamerës se nuk duam të prononcohen.

Vëllai i tij Urimi, thotë se lajmin e mori nga kunata, ish – bashkëshortja e Dacit, e cila u ka thënë se ai është vrarë në luftë. Lajmi është konfirmuar edhe nga motra e tij e në Greqi. Të afërmit shprehen se nuk dinë asnjë detaj më shumë për vendin, kohën dhe rrethanat e ngjarjes.

Almir Daci është i treti person i vrarë në Siri nga ky fshat, të cilët kanë luftuar si xhihadistë përkrah ISIS. Pogradeci është rrethi më i madh që ka luftëtarë që luftojnë në Siri.

YouTube player