Falemnderit, ju dua!

Rita Ora e ka lënë prapa krahëve incidentin e disa ditëve më parë, kur pësoi kolaps në Miami Beach, teksa po e bënte një set fotografik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja shqiptare u shtrua në spital, pasi ishte dehidratuar dhe ndiente lodhje nga nxehtësia, ndërsa tash gjendet në një hotel të këtij vendi…

ShowBiz

21/11/2013 12:00

Rita Ora e ka lënë prapa krahëve incidentin e disa ditëve më parë, kur pësoi kolaps në Miami Beach, teksa po e bënte një set fotografik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja shqiptare u shtrua në spital, pasi ishte dehidratuar dhe ndiente lodhje nga nxehtësia, ndërsa tash gjendet në një hotel të këtij vendi bregdetar. 22 vjeçarja ka dashur t’i falënderojë të gjithë për mbështetjen, në një postim që e bëri në rrjetin social Twitter.

“Më duhet t’ju them, ju dua njerëz. Unë po përmirësohem. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen që ma dhatë, ju dua. Kërkoj falje që ju kam frikësuar. Edhe unë isha e frikësuar. Do të kthehem shumë shpejt”, ka shkruar Rita.