Faktet e ekspertëve për demarkacionin (Video)
Eksperti britanik, Fred Newton deklaroi se ajo çfarë komisioni për demarkacion ka gjetur është se masa tokësore e Kosovës, përfshihet brenda komunave dhe kjo ka qenë e mbështetur në të dhënat kadastrale.
Lajme
Sipas tij, madje me disa të dhëna, vija kufitare mbështeten deri në të dhënat e vitit 1930.
“Nuk ka të dhënat kontradiktore me ato që janë gjetur. Procesi në vetvete ka qenë i saktë dhe ishte arritur nga puna e dy komisioneve shtetërore dhe komunave që kanë vendosur një vijë të përbashkët nga të dhënat kufitare të komunave”, tha Newton, raporton lajmi.net.
Ai deklaroi se evidenca mbështetet nga të dhënat kadastrale.
“Nuk është bazuar në atë çfarë është thënë nga disa njerëz. Ne nuk kemi gjetur asgjë që do të ishte në kundërshtim me raportin”.
Neëton tha se është specialist për menaxhimin e integruar të kufirit dhe ka mjaft përvojë në çështjet kufitare.
Ndërkaq eksperti tjetër britanik Fetcher M. Burton , fillimisht foli për aspektin ligjor. Ai tha se komisioni shtetëror i Kosovës ka pasur një themel të fortë ligjor, raporton lajmi.net.
“Për shkak të këtij fakti kemi gjetur se nga aspekti ligjor, procesi dhe puna e këtij komisioni ka pasur legjitimitet”, tha Burton.
I pyetur se si ka shkuar takimi me ekspertët e opozitës, Burton tha se edhe me kritikët e marrëveshjes së demarkacionit kanë pasur bashkëpunim të mirë. Ai tha se pas takimit me ta, kanë krahasuar materialet por kanë gjetur se kornizat ligjore përputhen dhe nuk kanë gjetur shkelje.
|Pa përjashtim kemi pasur biseda objektive dhe profesionale. Kemi insistuar në mbledhjen e të dhënave edhe nga kritikët e marrëveshjes dhe jemi të kënaqur me bashkëpunimin me ta. Pas takimit kemi bërë një hap mbrapa dhe i kemi krahasuar me punimet tona, pra anën teknike dhe ligjore|. |Korniza ligjore e cila është gjetur se është implementuar në mënyrë të rregullt, kjo kornizë përputhet me zonat kadastralet dhe kufijtë rajonal. Përputhshmëria ka qenë një element shumë i madh. Pastaj kemi para çështjet kontradiktore dhe i kemi analizuar ato në bazë të ligjit të Kosovës. Nuk kemi gjetur asgjë në kuadër të këtij procesi, i cili do të tregonte se nuk ka përputhje në këtë vijë kufitare. Nuk kemi gjetur asnjë bazë se komisioni shtetëror i Malit të Zi ka kaluar në këtë anë të kufirit”, tha Burton.
Edhe gjeodeti Herbert Wilmes, tha se dy komisionet shtetërore, edhe i Kosovës por edhe i Malit të Zi kanë përdorur metodat dhe teknikat më të mira për të përcaktuar vijën kufitare.
Ai tha se “informatat kadastrale kanë dhënë të dhëna më të sakta për të gjetur vijën kufitare”./lajmi.net
