Fajtorë për vdekjen e foshnjës pezullohen 3 mjekë në Elbasan

Mjekuan gabim foshnjën 1-vjeçare e për pasojë kjo e fundit humbi jetën, ndërsa ndaj tyre merret vetëm masa disiplinore “pezullim detyre”.

Lajme

02/07/2016 17:30

Fjala është për tre mjeket e spitalit të Elbasanit, Doreida Shuku, Edmont Laho dhe Fadil Brazhda. Këta të fundit janë të dyshuar për veprën penale të ‘mjekimit të pakujdesshëm”, me pasojë vdekjen e fëmijës një-vjeçare A.T. ngjarje e ndodhur ne 21.03.2016 në Elbasan.

Foshnja u dërgua në spital nga prindërit pasi i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një copë arrë, ndërsa mjekët nuk kryen procedurën standarde të mjekimit, në baze të të cilës mund të ishte shpëtuar jeta e fëmijës.

Në bazë të rezultateve të ekspertizës, Prokuroria e Elbasanit ka krijuar dyshimet e arsyeshme se tre mjekë të Spitalit Pediatrik kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Mjekimit te pakujdesshëm”.

Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi “pezullimin nga detyra” për tre mjekët e cila u pranua nga gjykata e këtij qyteti.