Zjarr në stadiumin e Britanisë së Madhe

Një nga stadiumet më të mëdha të klubeve të futbollit në Britaninë e Madhe, është evakuuar pas shpërthimit të një zjarri të fortë.

Bota

24/05/2016 14:22

Sipas medieve të huaja, zjarri ka shpërthyer nga kuzhina që gjendet brenda rrethojave të stadiumit, transmeton lajmi.net.

Rreth 1500 njerëz janë raportuar se janë larguar nga stadiumi, por thuhet se janë frikësuar dhe janë tmerruar pas flakëve të mëdha, megjithatë ende nuk është raportuar nëse ka të lënduar /Lajmi.net