EULEX-it i pamundësohet hapja e rasteve të reja

Projektligji i ri i Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e mandatit të EULEX-it ka pësuar disa ndryshime, ku parashihet se këtij misioni i pamundësohet që të hap raste të reja për krimet e luftës dhe korrupsionit, para se ato t’i fillojë prokuroria e shtetit.

Lajme

13/06/2016 20:34

Kështu ka mësuar RTK, sipas së cilës ky ndryshim është vendosur, edhe pse Brukseli nuk ka kthyer letër institucioneve të Kosovës.

Vendimi për vazhdimin ose jo të EULEX-it merret në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave.