Zyrtare: EULEX-i bëhet me mandat dyvjeçar

79 deputetë të Kuvendit të Kosovës ia kanë vazhduar mandatin dhe kompetencat misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX.

Lajme

17/06/2016 17:26

Kjo u bë me votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Votimi u bë pas pauzës ndërmjet dy votimeve, meqë votimi i parë u bë para një ore kur deputetët miratuan edhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe BE-së për vazhdimin e mandatit të misionit.

Nga deputetët e pranishëm nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Deri te votimi final, deputetët u përballën dy herë me ndërprerje të energjisë elektrike.

EULEX kishte suspenduar të gjitha operacionet në Kosovë tash e tri ditë meqë mandati i këtij misioni në Kosovë kishte skaduar më 15 qershor.

Mandati i EULEX-it zgjat deri më 15 qershor 2018./ Kallxo