Etnologu Çoloviq, thyen mitin serb për Kosovën

Miti për Kosovën, vazhdon të jetë një ngarkesë që populli serb i ndikuar nga propagandat nacionaliste, nuk po arrijnë ta tejkalojnë.

Lajme

23/06/2016 14:45

Por, ky mit ka filluar që të preket nga historian dhe intelektual nga vet Serbia.

Etnologu serb, Ivan Çoloviq, ka publikuar së fundmi një libër dedikuar kësaj çështje të titulluar “Vrasja në Fushë Kosovë – historia e mitit të Kosovës”.

Në një intervistë për mediumin serb “Novi Magazin”, Çoloviq ka thënë se ky mit për Kosovën, ka filluar të përdorën në shekullin XIX (nëntëmbëdhjetë) nga grupet nacionaliste serbe, gjatë formimit të shtetit serb, transmeton lajmi.net.

Ai ka folur se si serbët e kanë përvetësuar Betejën e Kosovës, e cila sipas tij, përdorët si rast historik nga të gjitha kombet në Ballkan, përfshi edhe shqiptarët.

Etnologu serb thotë se si mitet për Kosovën, princ Llazarin, Betejën e Kosovës, Vidovdanin, në bashkëpunim me grupet nacionaliste dhe kishën Ortodokse Serbe, i kanë futur edhe te grupet e huliganëve në mesin e simpatizantëve sportiv, të cilët më pas patën efekt edhe në zhvillimin e luftërave në vendet e ish-Jugosllavisë.

IMG_1970

“Ekziston një funksion për çdo mit për të cilin flasin antropologët, e ai është që njerëzit dhe gjërat për të cilat flitet të paraqiten si diçka që për të cilën nuk duhet diskutuar, diçka që është tabu dhe e shenjtë”, ka thënë Çoloviq, transmeton lajmi.net

Sipas tij, ky mit nuk i takon kombit serb. Ai sqaron se për Kosovën flitet më herët në rastin e Ilirisë, më pas në fiset jugore sllave, Austrohungarinë. Më pas në rastin e Millosh Kopiliqit (serb. Obiliq), thirren malazezët, serbët, boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët.

“Është interesant se si miti mbi Kosovën, sikurse çdo mit tjetër politik, ka një status të një historie të pandryshueshme dhe të paprekshme, që si e tillë, mund të përcjellë shumë mesazhe politike. Për këtë arsye, politikën e tyre, vazhdimisht e kanë lidhur me shenjtërinë e Kosovës edhe grupet radikale dhe liberalët, komunistët edhe nazistët”, ka thënë ai./lajmi.net

Tekstin e plotë në origjinal mund ta lexoni në këtë link