Estrada i shprehin ngushëllime familjes së ish-kryeministrit (Foto)

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

ShowBiz

21/08/2017 12:20

Pas konfirmimit të lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit të parë të vendit, telegrame ngushëllimi erdhën nga të gjitha anët, shkruan lajmi.net.

Përveç politikanëve, janë edhe artistët ata të cilët po shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit.

Në mesazhin e tij, këngëtari Blero Muharremi shkruan “U presh ne paqe.
??Bajram Rexhepi ??
Do te mbetesh shembull si njeri, baba dhe politikan siq ishe. Por me se shumti per humanitetin tend dhe ndihmen qe i dhe popullot tone. Me te vertet nje lajm i hidhur. Ngushllime familjes Rexhepi ?”.

Në anën tjetër, këngëtarja Leonora Jakupi ka shkruar “Pusho ne paqe Kryeminister”.

Ndërsa, Vesa Luma përmes një fotoje të shkëputur nga emisioni ku e kishte mysari ish-kryeministrin, ngushëlloi me këto fjalë “R.I.P. kryeminister! #BajramRexhepi.”. /Lajmi.net/