Estrada i gëzohet golit të Xhakës ndaj Sebisë, ja reagimet e tyre

Në kuadër të Kampionatit Botëror, sonte po zhvillohet ndeshja Zvicër- Serbi.

ShowBiz

22/06/2018 21:31

Edhe pse pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Serbisë ndaj Zvicrës, nuk vonoi shumë dhe futbollisti shqiptar Granit Xhaka barazoi rezultatin, shkruan lajmi.net.

Goli i Xhakës ndaj Serbisë ka ‘ngritur’ në këmbë gjithë shqiptarët, të cilat kanë ‘vërshuar’ rrjetet sociale me statuse, me të cilat ndjehen krenarë që ky futbollist arriti ta barazojë rezultatin.

Edhe artistët tanë kanë publikuar shumë imazhe nga momenti kur Xhaka barazoi rezultatin e kësaj ndeshje.

“Krenaria jonë” dhe “zemra mal” ishte mesazhi kryesor i tyre. /Lajmi.net/