Ermali godet Rashelin: Iku për t’u bërë më e mençur!

Që prej dy javësh në emisionin “Xing me Ermalin” mungon velina Rashel Kolaneci.

ShowBiz

21/10/2017 21:29

Javën që lamë pas Ermali nuk u shpreh për mungesën e saj, por këtë javë ka vendosur të shprehet për largimit e Kolanecit duke prezantuar velinën e re Kejvina Kthjella.

“Është larguar në fakt Rasheli, arsyeja pse shikonin “Xing me Ermalin” na mungon Rasheli prej dy javësh, shkruan Express.

Rasheli siç do studente tjeter ka disa prioritete në jetë, ne i mirëpritëm prioritetet dhe e lamë lamë të shkojë për të ardhur sërish më e ditur, me e mençur me e universtiteterur, falenderit për gjithçka Rashel,”-përfundoi Ermali në lidhje me ikjen e Rashelit.