Ermal Mamaqi flet me emocion për vajzën

Këto ditë, çifti Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë bërë prindër të një vajze.

ShowBiz

18/03/2018 10:21

Lajmin e kishte bërë të ditur vet moderatori, i cili kishte publikuar një imazh bashkë me Amin dhe vajzën, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, moderatori në fillim të emisionit tha disa fjalë për ndenjën e të bërit baba për herë të dytë.

E nisi me shaka duke thënë që kur bëhesh  prind për herë të dytë e gjithë vëmendja është tek nëna, e askush nuk  i thotë bravo babit.

“Jam shumë i lumtur dhe faleminderit Zotit. Jam me të vërtet i lumtur. Po i çoj një puthje bashkëshortes sime, Ami. Faleminderit që më bëre për herë të dytë njeriun më të lumtur në botë”, ka thënë me emocione Ermali.

Kujtojmë që çifti janë prindër edhe të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Joel. /Lajmi.net/