Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm në Prishtinë shkaktojnë dëme materiale (Foto)

Në orët e pasdites së sotme Prishtina është përballur me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta.

Lajme

11/09/2017 19:40

Si pasojë e erërave një lis është rrëzuar dhe ka rënë mbi një veturë të parkuar afër stadiumit të Prishtinës, raporton lajmi.net.

Përpos dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Kujtojmë se edhe kulmi i Komunës së Re në Dragodan është rrëzuar si pasojë e erërave./Lajmi.net/