Era Istrefit mund t’i ngelet hatri pas deklaratës së fundit të Robertit

Në mesin e disa prej kolegëve të tij, Robert Berisha ishte i ftuar në emisionin e Luana Vjollcës.

ShowBiz

21/10/2018 17:13

Robert Berisha ishte njëri ndër mysafirët e Luana Vjollcës në ‘Shiko kush luan’ ndërsa tek loja ‘“Ndaje ose haje” përballë tij ishin ulur Zaimina Vasjari, Ronela Hajati dhe Genc Salihu.

Për të fituar sa më shumë pikë për skuadrën lojtarët duhet t’u përgjigjen me sinqeritet pyetjeve ose duhet të hanë një nga ushqimet që ndodhen në tavolinë (që nuk janë aspak të ngrënshme).

I gjendur në një situatë të tillë, por edhe për të shpëtuar shoqen e skuadrës, Ronelën, Robert Berisha vendosi t’i përgjigjet pyetjes se cila këndon më keq live, bashkëhortja e tij Nora apo kunata, Era Istrefi.

“Nora ka mbi 15 vite që është në skenë dhe ka më shumë eksperiencë, prandaj po them që Era këndon më keq live, u përgjigj Robert Berisha.

Nuk e dimë a do t’i mbetet hatri Erës, por urojmë që jo!