Era Istrefi nominohet për çmim ndërkombëtar në ‘Break Tudo Awards’

Sukseset për këngëtaren shqiptare, Era Istrefi nuk kanë të ndalur.

ShowBiz

11/09/2018 21:58

Lirshëm mund të thuhet se ky vit ka qenë tejet i suksesshëm për të e cila ka sjell projekte të shumta, shkruan lajmi net.

Ajo po ashtu ka qenë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror ‘Russia 2018’, me këngën ‘Live it up’, në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith.

Istrefi publikoi edhe dy projekte të reja muzikore ‘Prisoner’ dhe ‘Oh God’, e që nuk munguan as performancat nga ana e saj.

Së fundmi është bërë e ditur se Era është nominuar për çmimet ‘Break Tudo Awards 2018’ në kategorinë ‘International New Artist'(Artistja e re ndërkombëtare).

Deri më 15 tetor mund ta ndihmoni artisten shqiptare për ta fituar çmimin e lartpërmendur, në faqen  ‘Break Tudo Awards’. /Lajmi.net/