Emina s’e harron traditën, ja çka gatuan (Foto)

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj pas martesës me milionerin Sam Nazarian, po jeton në Amerikë.

ShowBiz

19/06/2017 09:18

Ajo pas lindjes, i është përkushtuar tërësisht rritjes së vajzës, ku shpesh e shohim teksa poston imazhe në shtëpi bashkë me të, shkruan lajmi.net.

Emina është një vajzë tipike shqiptare, nuk e harron traditën si me veshje, ushqim dhe muzikë.

Së fundi, ajo publikoi disa imazhe në Instagram, ku tregoi se ka përgatitur lakror, për të cilin tha ‘’më ka dalë për merak”.

Këto ditë, modelja ka njoftuar se është duke numëruar ditët kur do të vijë në Shqipëri. /Lajmi.net/