Emina rrëfen takimin e parë me bashkëshortin miliarder

Emina Çunmulaj është njëra ndër modelet më të famshme shqiptare.

ShowBiz

13/10/2018 22:51

Ajo është shumë e komentuar edhe për jetën private, të cilës nuk ka si t’i shpëtojë pa u përfolur meqë është person publik, shkruan lajmi.net.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, ajo ka treguar historinë se si u takua me bashkëshortin e saj, Sam Nazarian.

“Isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Ndërsa burri ishte me një grup shoqërie. Në tavolinën e burrit në restorant ishte një stiliste që punon në një shtëpi mode, njiheshim, erdhi dhe më takoi.”, ka thënë modelja.

Emina tregoi se gjatë bashkëbisedimit me stilisten ajo i tregonte se dëshira e saj ishte t’i jepte zemrën dikujt, kurse më pastaj u njoftua me Sam.

“I përshëndeti ai familjen e shokut tim dhe kur erdhi rradha tek unë më dha dorën dhe më tha ‘Jam Sam’. Përshëndetje jam Emina i thashë. ‘Je greke?’, më pyeti. Mua gjaku po më ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta unë dhe shtrëmbërova fytyrën. Më pa çuditshëm dhe tha ‘Të vjen era djath’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shumë. Pastaj pjesa tjetër është histori”, shtoi ajo.

Kujtojmë që Emina dhe Sam janë të martuar që nga viti 2015 dhe kanë dy vajza. /Lajmi.net/