Emigrimi ka dëmtuar edhe bizneset

Emigrimi i madh i dhjetëra-mijëra qytetarëve po ndikon edhe në zvogëlimin e kkomsumit në Kosovë.

Lajme

09/02/2015 08:25

Sipas analistëve politikë dhe ekonomikë, një gjë që dihet është fakti se ikja e më shumë se 50 mijë qytetarëve të Kosovës do të reflektojë thellë edhe në rënien e konsumit të brendshëm.

Kosova Sot shkruan se me largimin e qytetarëve janë larguar edhe rreth 100 milionë euro nga Kosova, para këto që u nevojiten që nga Kosova të shkojnë deri në destinacionin e tyre.

Shitësi i duhanit me shumicë në qendër të qytetit të Prishtinës, Remzi Sheqiri ankohet se që nga fillimviti është përgjysmuar shitja e duhanit me shumicë deh pakicë që ai e bënte para fillimit të migrimit. Edhe dy kamerier që punojnë në restorantet në Prishtinë janë ankuar po ashtu se u është përgjysmuar puna.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismajl Kastrati thotë se ikja e popullsisë do të ndikojë në konsumin e brendshëm. Sipas Kastratit emigrimet kanë dy efekte, e para largimi i parave jashtë shtetit që e ka efektin e përkohshëm të barrës sociale në përgjithësi, por edhe kjo vërehet edhe në të vjelat buxhetore, qoftë të tatimit, kurse efekti i dytë ka edhe në lirimin e përkohshëm të barrës sociale, si edhe ka ndikim normalisht edhe të konsumit në përgjithësi. sipas tij, kjo ikje po shihet se do të ndikojë edhe në të hyrat doganore në vjeljen e kontributeve të tjera.