Emigranti shqiptar tregon si ia prenë kokën Bledar Terpollarit

Mediat greke shkruajnë se hetuesit kanë gjetur një dëshmitar okular për vrasjen macabre të Bledar Terpollarit, që u vra duke i prerë kokën.

Lajme

23/05/2016 13:35

Gjatë marrjes në pyetje të një emigrant shqiptar në hetuesi, ai tregoi se ishte i pranishëm në vrasjen e Terpollarit. Ai ka pohuar se 3 persona të armatosur, edhe ata shqiptarë, e kanë detyruar me forcë t’u tregojë se ku ndodhej stani, e kanë marrë me vete dhe ka parë nga afër skenën e vrasjes, madje edhe prerjen e kokës.

Burime policore bëjnë me dije se ai u ka treguar edhe vendin ku e kanë groposur. I arrestuari ka dëshmuar gjithashtu se, vrasja është kryer për çështje trafikimi të lëndëve narkotike dhe se vrasësit janë larguar nga vendngjarja me makinë drejt kufirit shqiptar./lapsi.al