Emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Akreditimit
Avni Gashi, është emëruar Ushtrues Detyre i Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Akreditim.
Lajme
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka zëvendësuar Ushtruesin e Detyrës së Agjencisë Kosovare e Akreditimit, gati një muaj pas shkarkimit të zyrtares së kaluar që mbante këtë pozitë.
Në vendimin e siguruar nga Kallxo.com, të nxjerrë më datën 13 të këtij viti, Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi vuri në krye të kësaj agjencie, Avni Gashin.
Puna e tij si UD do të vazhdojë derisa me konkurs të rregullt të zgjidhet një Drejtor i AKA-së.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte marrë vendim për shkarkimin e Shyhrete Reqicës nga pozita e Ushtrueses së Detyrës në Agjencinë Kosovare të Akreditimit.
Sipas vendimit arsyeja është moskryerja e obligimeve në bazë të përgjegjësive të ngarkuara dhe efikasitetit të punës së AKA-së.