Ëmbëlsirë dimri

Një ëmbëlsirë shumë e shijshme për tu përgatitur.

Lifestyle

17/01/2015 20:16

Përbërësit:

Për kore:
100gr gjalpë
3 lugë sheqer
2 lugë kakao
100gr çokollatë për zierje
300gr keksa të bluar
50gr arra të grimcuara
2dcl qumësht

Për krem:
4dcl qumësht
1 puding vanilje
100gr gjalpë
3 lugë sheqer

Për glazurë:
100gr çokollatë për zierje
30gr gjalpë

Udhëzimet:

Korja:
1. Çokollata shkrihet në avull.
2. Në enë të përshtatshme tunden gjalpi e sheqeri dhe u shtohet çokollata e shkrirë.
3. Në enë të veçantë bashkohen keksat e bluar, qumështi, kakao, arrat e bluara dhe arrat e grimcuara – dhe të gjitha përzihen mirë.
4. Masa me keksa bashkohet me masën e çokollatës dhe përzihet mirë, me qëllim që të fitohet masë kompakte.

Kremi:
1. Në një tenxhere të vogël derdhen 3dcl qumësht, shtohet sheqeri dhe qumështi vlohet.
2. Në qumështin e mbetur shtohet pluhuri për puding, tundet dhe derdhet në qumështin e vluar. Të gjitha zihen në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të trashet masa.
3. Pudingu i gatshëm lihet të ftohet, pastaj i shtohet gjalpi dhe tundet me mikser.

Finalizimi:
1. Në kallëp drejtkëndësh derdhet masa për kore dhe rrafshohet mirë. Pastaj shtrihet njëtrajtshëm kremi i përgatitur me puding.
2. Çokollata shkrihet me pak gjalpë me 2 lugë ujë. Kjo shkrirje derdhet mbi ëmbëlsirë dhe lihet në frigorifer për tu shtrënguar. Ëmbëlsira e ftohur mirë pritet në katrorë.

Këshillë shtesë:
Nëse nuk keni kallëp drejtkëndësh, ëmbëlsira mund të përgatitet edhe në tavë të rëndomtë.

Pija e rekomanduar që mund t’i shoqërohet kësaj ëmbëlsire është lëng mjedre. /kuzhinashqiptare