Elton Cici u qëllua me armë brenda në lokal, në zonën e ish Bllokut (FOTO)

Vrasja në zonën e ish Bllokut mësohet se u krye nga vetëm një person. Viktima, Elton Cici ka qenë brenda në një nga lokalet e ish Bllokut, pranë shkollës Emin Duraku, kur është qëlluar për vdekje me armë.

Lajme

01/05/2016 22:55

 

Viktima ka mundur të jetojë pak moment, sipas dëshmitarëve të ngjarjes, por ndërroi jetë rrugës për në spital. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori, ndërsa janë të pakta informacionet për shkaqet e ngjarjes./lapsi.al