Elhaida Dani këndon në natën e parë të “Eurosong-ut” (Video)

Pas hedhjes së shortit, Shqipëria është përcaktuar të këndoj në gjysmën e dytë të natës së parë të festivalit evropian të këngës “Eurosong”, përkatësisht si numri i 14 prezantues.

ShowBiz

17/02/2015 22:33

Sipas kësaj liste, Shqipëria është në të njëjtën radhë konkurrimi me shumicën e fqinjëve, ndërkohë që Bullgaria, Turqia, Bosnja, Kroacia nuk do marrin pjesë në këtë festival prestigjioz evropian, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se shqiptarët në këtë festival do ti përfaqësoj Elhaida Dani me këngën “Diell”, e cila triumfoj në festivalin e fundit në RTSH.

Vlen të theksohet se sivjet vendi organizator do të jetë Austria, pas fitores së vitit të kaluar të këngëtares austriake Concchita.

YouTube player