Elektricisti mbytet nga rryma

Një 60-vjeçar në Vlorë ka humbur jetën pasditen e të dielës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Lajme

26/06/2016 19:49

Mësohet se viktima është Pëllumb Bajrami, elektricist, i cili ishte duke punuar në nënstacionin e Radhimës kur ra në kontakt me rrymën, shkruan shekulli.

60-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.