Eksperti serb: Linjiti i Kosovës është më cilësori

Kualiteti i thëngjillit të Kosovës, vazhdon të mbetët temë e ekspertëve brenda dhe jashtë vendit, e posaçërisht e atyre serbë.

Lajme

05/05/2016 17:27

Për cilësinë linjitit kosovar, është folur në një prezantim të kompanisë së energjetikës EFT në Sarajevë.

Përfaqësuesi i kësaj kompanie, serbi Vuk Hamoviq, ka thënë se Kosova ka më së shumti rezerva të linjitit në rajon. Por, sipas tij, në këtë vend, ende nuk janë pjekur kushtet për të investuar.

Vuk Hamoviq, përfaqësues i kompanisë së energjetikës EFT

“Linjiti në Kosovë është shumë kualitativ. Nuk ka nevojë të bëhet shumë gërmime për të arritur deri te cilësia e mirë e linjitit. Por, situata politike dhe ligjore atje është në atë nivel, sa që nuk mund të investohet ende”, ka thënë Hamoviq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se nuk ka guxim të investojë me ndonjë partner kosovar, ndonëse ka shtuar se mundësi tjetër, për ta bërë një gjë të tillë nuk ka./lajmi.net