Ekskluzive: Kjo është kërkesa dhe agjenda e vizitës së Pacollit në Serbi /FOTO

Ftesa për pjesëmarrje në një konferencë në Novi Pazar që iu bë dje zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka alarmuar autoritetet serbe.

Lajme

20/07/2018 21:39

Ftesa për pjesëmarrje në një konferencë në Novi Pazar që iu bë dje zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka alarmuar autoritetet serbe.

I ftuar nga udhëheqësi i boshnjakëve të Serbisë, Sulejman Uglanin, Pacolli ka bërë kërkesë për leje në autoritetet serbe, megjithatë zyrtarisht nuk ka marrë përgjigje.

Mirëpo, bazuar në marrëveshjen e Brukselit për Lëvizje të Lirë, nëse përgjigjja për vizita politike nuk refuzohet, atëherë ajo në heshtje miratohet.

Sami Kastrati, shef i zyrës për informim në MPJ i ka thënë lajmi.net se Pacolli nesër do të udhëtojë në Novi Pazar për të marrë pjesë në forumin e boshnjakëve.

Pacolli në Serbi do të udhëtojë si shef i diplomacisë kosovare, ashtu siç i është bërë ftesa nga Këshilli kombëtar i boshnjakëve.

Lajmi.net e ka siguruar kërkesën për leje, si dhe agjendën e qëndrimit dyditor në Serbi të Pacollit dhe shefit të kabinetit, Jetlir Zyberaj.

Sic shihet edhe në kërkesë, Pacolli shkon në Serbi në cilësinë e kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës dhe shefit të diplomacisë, e jo si qytetar i thjeshtë, siç ka tentuar ta shndërroj këtë vizitë ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Pacolli, sipas itinerarit të udhëtimit, në Serbi do të hyjë nga pika kufitare veriore e njohur si Bërnjak në orën 16 e 30, ku në orën 19 do të marrë pjesë në forumin e boshnjakëve që do të mbahet në Novi Pazar.

Kthimi i Pacollit do të bëhet të dielën rreth orës 14 dhe ai do të hyjë në Kosovë nga pika tjetër kufitare në veri e njohur si Jarinje.

Të shtunën, Pacolli pas orës 17 do të pritet nga kryetari i Këshillit Kombëtar boshnjak, Sulejman Ugljanin. Në orën 17 e 30 fillon mbledhja solemne e Këshillit të boshnjakëve të Sanxhakut, ku Pacolli do ta ketë një fjalë rasti.

Pacolli në orën 18 do ta bëjë një shëtitje në qendër të Novi Pazarit dhe do ta pijë një kafe.

Në orën 18 e 30 fillon fillon Tribuna ku të pranishëm janë 250-300 mysafirë. Edhe në këtë Tribunë Pacolli do të mbajë fjalim.

Në orën 19 e 30 është paraparë darka më të pranishmit ku pjesë do të jenë të gjithë kryetarët e komunave të Sanxhakut.

Ndërkaq të dielën, Pacolli do ta vizitojë fshatin Pester ku do të takohet me përfaqësuesit lokal. /Lajmi.net/