Ekonomistët: Dollari amerikan do ta humbasë statusin si më e fuqishmja!

Gjendja e deritanishme, ku dollari llogaritet si monedha më e fuqishme në botë, është vënë në pikëpyetje dhe sipas ekonomistëve, ajo së shpejti mund të shkatërrohet.

Lajme

15/11/2017 13:42

Kjo mund të ndodhë, pavarësisht kontratave të bazuara ndërsa dollari amerikan dominon tregjet globale.

Një gjë të tillë ka paralajmëruar vet ekonomisti ndërkombëtar, Jim O’Neill, i cili deklaroi se investitorët duhet të besojnë se nuk do të jetë përgjithmonë dollari mbreti i monedhave.

Ai ka sqaruar se kjo është për shkak të spekulimeve të intensifikuara që Kina synon të sfidojë dominimin e dollarit.

Megjithatë në dy pikëpamje kontradiktore rënien e vlerës së dollarit po e sheh kompania financiare e Menaxhimit të Aseteve, në Abu Dhabi ku deklaron se shkatërrimi i dollarit nuk do të ndodhë kurrë:

”Së pari ajo nuk do të ndodhë kurrë sepse dollari është dollar”, thuhet në fjalimin e përfaqësuesve të tyre në një konferencë.

Në një lëvizje të madhe kundër dominimit global të dollarit, një prej importuesve më të mëdhenj të energjisë në botë, Kina ka zbuluar kohët e fundit planet për të nxjerrë një kontratë me naftë në fillim të këtij viti.

Kontrata do t’i mundësojë partnerëve tregtarë të vendit të paguajnë me ar ose të konvertojnë juanë në ari pa domosdoshmërinë për të mbajtur para në asetet kineze ose ta kthejnë atë në dollarë amerikanë.

Largimi nga dollari është një prioritet strategjik jo vetëm për Kinën por edhe për Rusinë.

Të dy vendet duan të zgjerojnë marrëveshjen trevjeçare me vlerë 25 miliardë dollarë juan dhe rubla dhe të përdorin më shumë monedhat vendase në tregti, që do të thotë se pjesa e dollarit ka gjasa të tkurret.

“Unë nuk mendoj se ju mund të thoni me vetëbesim se gjatë dekadës së ardhshme dollari do të përfundojë, por zhvillimet e vazhdueshme gjeopolitike sugjerojnë se mund të ndryshojë në të ardhmen”, tha O’Neill tutje, transmeton Klan Kosova.