Ekonomia e Kosovës po rritet fuqishëm, thotë Enver Hoxhaj

“Indikator tjetër(për rritjen e ekonomisë kosovare) është Raporti i Bankës Botërore që tregon se rritje më të madhe ekonomike do të ketë Kosova, me rreth 4.8 për qind. Zhvillimi ekonomik i vendit është kthyer në prioritet të shtetit”

Lajme

18/04/2018 12:09

Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka thënë se vendi ka shënuar hapa të fuqishëm përpara në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, ndërsa marshon drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme në rajon.

Në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018” ai ka deklaruar se shteti mund të jetë i qëndrueshëm vetëm nëse ekonominë e ka të tillë dhe ajo merr këtë pozitë përmes rritjes së prodhimit të brendshëm dhe bashkëpunimit me jashtë.

“Një shoqëri e fortë mund të ndërtohet vetëm përmes një ekonomie të fortë. Dhe një ekonomi e fortë mund të ndërtohet nga bizneset kosovare, por me bashkëpunim rajon, europian dhe botëror”.

“Ajo që kemi parë në media(lidhur me Raportin e Progresit) dhe çfarë kemi pranuar deri tani, tregon se nëse ka progres që është i matshëm, është ai i përmriësimit të ambientit të të bërit biznes. Është përmirësuar klima e biznesit. Kjo është një kthesë pozitive për kompanitë kosovare”.

“Indikator tjetër(për rritjen e ekonomisë kosovare) është Raporti i Bankës Botërore që tregon se rritje më të madhe ekonomike do të ketë Kosova, me rreth 4.8 për qind. Zhvillimi ekonomik i vendit është kthyer në prioritet të shtetit”.

Rritjen e fokusit në sektorin e ekonomisë e ka kërkuar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili theksin e ka vënë në dy kompontenta tjera, në atë arsimore dhe të sundimit të rendit dhe ligjit.

“Agjenda politike viteve të fundit në njëfarë forme e ka lënë prapa atë ekonomike. Por po kthehet investimi në sektorin privat dhe në ndërmarrësi, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në rajon. Kjo prani dhe kjo pamje madhështore i jep ekonomisë dhe ndërmarrësisë një pamje tjetër. Kështu do të binden të gjithë se Kosova është më e mirë nga brenda, se nga jashtë”.

“Ky është edhe një mesazh që ardhmëria e një shteti dhe rajoni nuk mund të bazohet vetëm në pasuri natyrore. Faktori njeri është mbi të gjitha. Ndaj nga ky vend dua të kërkoj që zhvillimi të bazohet në dy shtyllat kryesore: arsimim dhe sundimin e rendit dhe ligjit”.