Egjipt: Nga ndeshja e trenave – së paku 43 të vdekur – Lajmi.net
Egjipt: Nga ndeshja e trenave – së paku 43 të vdekur
Autori: Lajmi.net BotaLajme 12:25, 12 August 2017
Nga ndeshja e dy trenave në pjeësn veriore të Egjiptit, janë vrarë së paku 43 vetë dhe plagosur më tepë se 120 persona të tjerë, kanë thënë zyrtarët.

Trenat janë ndeshur dje afër qytetit Aleksandria.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka urdhëruar hetime për këtë ndeshje.

Ministri i transportit, Hisham Arafat, tha se “gabimi njerëzor” ka çuar në këtë përplasje, por nuk ka dhënë shpjegime të tjera.

Gjatë viteve të fundit në Egjipt kanë ndodhur disa tragjedi hekurudhore.

Në nëntor të vitit 2013, nga ndeshja ndërmjet një treni dhe një autobusi janë vrarë së paku 30 vetë, në jug të kryeqytetit Kajro.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper
  • Play Supercar Showdown