Edi Rama nesër në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të qëndrojë nesër në Kosovë.

Lajme

11/05/2016 19:19

Klan Kosova merr vesh nga burime të saj se kryeministri shqiptar do vijë ta përcjellë finalen e Superligës së  basketbollit në mes  Sigal Prishtinës dhe Pejës që do luhet nesër në ora 19:30.

Kryeministri Rama është një fans i madh i basketbollit, madje në të kaluarën ka qenë edhe basketbollist aktiv, njofton KlanKosova.tv

Nuk përjashtohet mundësia që Rama të ketë takime jo formale me liderë të pozitës dhe opozitës gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.