Edi Rama: Bajram Rexhepi i bëri nder Kosovës në çdo detyrë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në facebook ka ngushëlluar për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Lajme

21/08/2017 14:48

Ai ka thënë se Rexhepi çdo detyrë e ka bërë me nder duke i bërë të ndjehen të ligështuar për humbjen të gjithë.

“Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija”, ka shkruar Rama.

“Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.Lamtumirë mik i mirë!”, thuhet në ngushëllimin e Edi Ramës. /Lajmi.net/