Edhe pesë deputetë të larguar nga seanca, shkon në 11 numri i tyre

Kryesia e Kuvendit ka marr vendim që të largoj nga seanca e plenare edhe pesë deputetët të tjerë të opozitës.

Lajme

26/02/2016 15:59

Vendimi është lëshuar për largimin e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Visar Ymerit, Mytaher Haskuka dhe Salih Salihu, raporton lajmi.net, mirëpo fizikisht ata ende të gjithë po qëndrojnë në sallën e Kuvendit, përderisa e kundërta po ndodh me deputetët e opozitës.

“Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, , në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka, dhe Salih Salihu të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, derisa sigurimi po mundohej të largonte gazin lotsjellës nga salla e Kuvendit, kreu i kuvendit, KadriVeseli i ka paralajmëruar të gjithë ata që pengojnë sigurimin për largimin e gazit, se do të përjashtohen edhe ata./ Lajmi.net