Edhe Kroacia në dilemën zgjedhjet – zgjidhje?!
Në Kroaci ka shumë mundësi që të mbahen zgjedhje të reja në vjeshtë edhe pse në fund të janarit është formuar Qeveria e re, shkruajnë sot mediat kroate.

Lajme
Në publikun kroat pas njëqind ditësh të punës së Qeverisë flitet për riformatim të Qeverisë, por njëri nga anëtarët e “Koalicionit Patriotik” Darinko Kosor ka thënë për Index.hr se zgjidhja shihet tek zgjedhjet.
“Ne jemi kundër riformatimit të koalicionit qeveritar, ne nuk do të marrim pjesë në këtë, por e shohim zgjidhjen me mbajtjen e zgjedhjeve në vjeshtë”, ka thënë Kosor.
Ai ka thënë për Index.hr se nuk është i kënaqur me njëqind ditët e Qeverisë duke shtuar se “të gjithë partnerët e koalicionit” janë fajtor për këtë situatë.