Edhe 6 vite burg për Agim Krasniqin

Agim Krasniqi është dënuar edhe me gjashtë vite burg për përgatitje të sulmeve terroriste në Shkup. 

Lajme

19/12/2014 21:55

Për veprën e njëjtë para disa viteve gjykata e liroi.

Gjykata në Shkup e dënoi me gjashtë vite Agim Krasniqin dhe 8 vite vëllanë e tij Besimin.

Tetë persona tjerë, prej të cilëve pesë janë në arrati u dënuan deri në 8 vite burg.

Për momentin Krasniqi është duke vuajtur dënimin në Shtip, ku para ca kohësh edhe u martua.

Ai u shpall fajtor në akuzat për kidnapim, rrahje si dhe organizim të parregullsive në zgjedhjet parlamentare, raporton aktuale.mk.